Mustafa falënderon sekretarin Kerry për mbështetjen e ShBA-ve (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sekretarin amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

Lajme

02/12/2015 15:59

Sekretari Kerry, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, u prit me nderime të larta dhe ceremoni shtetërore nga Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Duke i uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, kryeministri Mustafa, e falënderoi sekretarin Kerry për vizitën, dhe i shprehu njëkohësisht mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën, thuhet në një komunikatë të Qeverisë.

ZKM-5 (3)

Kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, do të zhvillojnë takim bilateral me sekretarin Kerry dhe delegacionin e SHBA-ve.

Pas takimit, kryeministri Isa Mustafa dhe sekretari John Kerry, do t’i drejtohen gazetarëve të pranishëm. /lajmi.net