Mustafa: Ende kam nevojë për rehabilitim fizioterapik

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, pas kthimi nga mjekimi në Gjermani ka zhvilluar një takim me tre nënkryetarët partisë që e udhëheq si dhe dy deputetë të LDK-së.

Lajme

11/04/2018 21:48

Në këto takime, siç ka shkruar ai në Facebook është biseduar për zhvillimet partiake në terren.

Mirëpo, Mustafa ka treguar se edhe për një periudhë do të ketë nevojë t’i përkushtohet rehabilitimit fizioterapik në Kosovë.

Ky është postimi i tij:

Sot, gjatë ditës, pata takim me nënkryetarët e LDK-së,Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Haki Rugova.

Biseduam për shumë çështje të zhvillimeve në LDK, për aktivitetet në terren dhe forcimin e rolit prijës të LDK-së në proceset aktuale në Kosovë.

Nënkryetarët e LDK-së kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë periudhës sa isha në rehabilitim shëndetësor jashtë vendit dhe vazhdojnë me këto aktivitete, ndërkaq po forcohet uniteti brenda LDK-së dhe organeve të LDK-së.

Unë edhe për një periudhe do të kem nevojë t’i përkushtohem rehabilitimit fizioterapik në Kosovë.

Kam takuar, poashtu, edhe sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqiri si dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, prof. Avdullah Hotin, me të cilin kemi biseduar për proceset aktuale në Kuvendin e Kosovës.