Mustafa, Veseli e Thaçi bashkë në takim te Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga ka pritur para pak çastesh në takim, kryeministrin Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, dhe zv.kryeministrin Hashim Thaçi, në kuadër të nismës së saj për të gjetur një zgjidhje për dalje nga kriza në të cilën ka hyrë vendi, pas bllokimit të punës së Kuvendit që po e bën opozita.

Lajme

19/10/2015 15:57

Takimi pa prezencën e medias ka filluar rreth orës 16:00. Me të përfunduar takimi, liderët e vendit pritet të deklarohen, për atë që kanë diskutuar me Presidenten, dhe hapat eventual që pritet të merren për të gjetur një kompromis me opozitën, raporton lajmi.net.

Jahjaga sot ka ftuar publikisht të gjitha partitë e spektrit politik për dialog me të për të gjetur një zgjidhje për dalje nga kriza politike.

Ndërkohë nesër presidentja Jahjaga do të presë tri partitë opozitare të cilat do të shkojnë në takim te ajo siç thanë ata si një “Opozitë e Bashkuar”. /lajmi.net