Mustafa: E kam përjetuar me emocione fitoren e Majlindës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për ta pritur fituesen e Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike 2016, Majlinda Kelmendin.

Lajme

14/08/2016 18:18

Me këtë rast Mustafa tha se fitoren e Majlindës e ka përjetuar me emocione.

“Personalisht e kam përjetuar me shumë emocione. Kjo është meritë e rinisë tonë. Është meritë e Majlindës dhe trajnerit Tonit. Rrugës së Majlindës, besoj, se do të shkojnë edhe sportistët tjerë”, ka thënë Kryeministri Mustafa. /GazetaExpress/.