Mustafa: Do punojmë që të sjellim investitorë të huaj për komunat

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar të shtunën Komunën e Suharekës, ku është takuar me kryetarin Sali Asllanaj.

Lajme

28/03/2015 15:48

Ai e vlerësoi punën e bërë në këtë komunë, ku premtoi se qeveria do punojë në tërheqjen e investitorëve të huaj në për komuna.

Mustafa theksoi se duhet përkrahur zhvillimin ekonomikë të komunave duke përmendur bujqësinë si fushë që mund të sjellë rezultate të mira, thuhet në një njoftim të Qeverisë.

“Lypset përkrahje më e madhe e bujqve për arsye se edhe klima por edhe shprehitë e punës të kësaj pjese janë shumë të pëlqyeshme dhe të cilat krijojnë mundësi konkurruese me prodhuesit e tjerë nga të cilët ne importojmë këtu”.

“Ka kërkesa po ashtu që të krijohen hapësira të ndryshme për tërheqjen e investitorëve të jashtëm dhe ne do të punojmë bashkërisht me Komunën që krahas ndryshimeve të ligjeve që do ti bëjmë në nivel të vendit të krijojmë hapësira që investimet ti drejtojmë më tepër nëpër komuna dhe të kemi një bashkëpunim shumë më të drejtpërdrejtë me kryetarë të  komunave dhe me organe tjera të komunave, në mënyrë që të fillojmë ti zgjidhim problemet krahas një përkrahje më të madhe nga vetë udhëheqësit komunale dhe nga pushteti lokal”, deklaroi kryeministri Mustafa.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, tha se me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kanë biseduar për hallet e Komunës dhe projektet e Komunës.

“Prej kryeministrit morëm garancione se do të kemi mbështetjen për të gjitha këto halle, për të gjithë këto projekte të cilat janë në funksion të mirëqenies së qytetarëve dhe të zhvillimit ekonomik të Komunës tonë, do të kenë përkrahje, dhe kjo na jep kënaqësinë që për ne si Komunë ndoshta po vijnë ditë shumë më të mira, që të kemi një mbështetje shumë më të madhe të Qeverisë së Kosovës”,  tha kryetari Asllanaj.