Mustafa: Dikoviqin do donim ta shihnim para drejtësisë e jo në Prishtinë (Video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se askush nuk do të donte që Shefin e Shtabit të Mbrojtjes të Forcave të Armatosura Serbe, gjeneral Ljubisa Dikoviqin ta shihte në Kosovë, por sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka pasur informata për këtë.

Lajme

24/11/2015 11:39

Ai tha se serbët kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me KFOR-in dhe marrëveshja e bërë është me autorizimin e NATO-s, raporton lajmi.net.

“Asnjëri nga ne nuk do dëshironte ta shihte atë në Prishtinë, do donim ta shihnim para organeve të drejtësisë”, tha Mustafa.

Ndryshe, gjeneral Ljubisa Dikoviq ka më shumë se pesë takime me komandantin e KFOR-it, cilido që ka qenë ai, takime këto që janë pjesë pjesë e agjendës së bisedimeve të nivelit të lartë të mbajtura në përputhshmëri me Marrëveshjen Tekniko Ushtarake (MTA), të njohur si Marrëveshja e Kumanovës. / lajmi.net

YouTube player