Mustafa dhe Hahn: Zgjidhja e Demarkacionit, interes për Kosovën drejt BE-së (Video)

Kryeministri Isa Mustafa ka folur për çështjen e Demarkacionit duke mohuar se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga BE-ja që të futet si njëri ndër kushtet për liberalizimin e vizave.

Lajme

17/05/2016 11:00

“Nuk është e vërtet që Qeveria e Kosovës ka kërkuar atë. Ne nuk kemi asnjë kontest shtetëror me Malin e Zi, dhe kemi vlerësuar punën e komisionit dhe nuk kemi gjetë asnjë vërejtje. Çështja është se ne duhet të pranojmë ekspertizën profesionale.

Edhe marrëveshja është paraparë që në çdo moment që mund të argumentohet se është bërë ndonjë lëshim, të rishikohet me Malin e Zi. Është kërkesë e autoriteteve të BE-së dhe këtë kërkesë e respektojmë”, ka deklaruar Mustafa.

Komisioneri Johannes Hahn është shprehur se kësi lloj problemi që e ka Kosova, kanë pasur edhe më herët në BE dhe sa më shpejt të zgjidhet, aq më mirë për Kosoën.

Hahn4

“Është në interesin e Kosovës dhe Malit të Zi të zgjidhet sa më shpejt kjo çështje dhe kjo është edhe interes i BE-së.

Përgëzoj komisionet për punën që e kanë bërë sepse është pranuar edhe nga ekspertiza dhe shpresoj që vendimi të merret sa më shpejt.

Duhet të ndërmerrni të gjitha vendimet për këtë çështje dhe besoj që njerëzit e kuptojnë vendosmërinë që të merret me kohë”, është shprehur Hahn. /lajmi.net

YouTube player