Mustafa deklarohet për projektin BOREA në Pejë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pranon se janë vënë bazat për jetësimin e projektit BOREA në qytetin e Pejës.

Lajme

24/05/2016 19:01

Ky projekt, siç sqaron ai, do ta rikthej Pejën në hartën e vendeve me interes të veçantë për ta vizituar.

“Uroj Komunën e Pejës dhe Kryetarin Muhaxheri për punën dhe angazhimin e palodhshëm për të arritur realizimin e këtij projekti”, deklaroi kryeministri.

“Ky projekt do të krijojë mundësi punësimi dhe zhvillimi ekonomik, sidomos në industrinë e turizmit, për të cilën, Peja gjithmonë ka pasur traditë”, ka shkruar Mustafa në Facebook./lajmi.net