Mustafa çelë strategjitë në Pejë

Isa Mustafa ka filluar takimet me qytetarët e Kosovës dhe shpalosjen e programit të tij për zgjedhjet e ardhshme nacionale. E ka zgjedhur qytetin e Pejës që ta bëjë këtë.

Lajme

24/03/2014 20:34

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka nisur sot ‘fushatën’ në Pejë, ku shpalosi programin e partisë së tij, për të qeverisur me Kosovën.

Në debat me zyrtarë të LDK-së dhe qytetarë, ai u ka prezantuar strategjinë e LDK’së për qeverisje pas zgjedhjeve nacionale., kjo ka për qëllim zhvillimin e një Kosove të re Europiane.

“Strategji ku sundon ligji dhe respektohen të drejtat e njeriut, promovohet mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, stimulohet trendi i hapur dhe lëvizja e lirë e qytetarëve dhe ideve. Mbështetet në arsimin modern dhe në shoqëri të dijës në të cilën respektohen vlerat dhe traditat e qytetarëve të Kosovës”.

Mustafa tha se zgjedhjet e reja janë shansi më i mirë që, qytetarët ta largojnë, siç u shpreh, Qeverisjen e keqe aktuale, e cila sipas tij, nuk solli asgjë pos, papunësi, varfëri, korrupsion e izolim.

“LDK ofron program qeverisës i cili veçmas do të fokusohet në këto 4 fusha kryesore. Ne i kemi dhënë prioritet zhvillimit ekonomik dhe punësimit për periudhën e ardhshme”.

Udhëheqës tjerë të kësaj partie, në këtë mbledhje thanë se dita kur LDK do ta marrë qeverisjen qendrore nuk është e largët.