Mustafa: Beteja e Koshares shënoi fitoren më të madhe të UÇK-së ndaj Serbisë

Ish-kryeministri, njëherësh kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkruar për përvjetorin e 19-të të Betejës së Kosharës.

Lajme

09/04/2018 14:48

Ai thotë se kjo betejë shënoi fitoren më të madhe të UÇK-së ndaj Serbisë.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Beteja triumfale e Koshares, e zhvilluar 19 vjet më parë, shënon fitoren më të madhe në betejë të hapur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi forcat e armikut.

Uniteti dhe profesionalizmi i ushtarakëve tanë, e bëri të pashmangshme disfatën e ushtrisë dhe paramilitarëve të Serbisë.

9 vjet më vonë, pikërisht më 9 prill 2008, u miratua edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që sublimon vlerat më të larta demokratike, për të cilat luftuan dhe dhanë jetën burra të mëdhenjë të kombit, si Agim Ramadani, Sali Çekaj, Abaz Thaçi, Xhemajl Fetahu, e shumë pjesëmarrës të tjerë të Betejës heroike të Koshares.

Zoti e Bekoftë Republikën e Kosovës dhe heronjtë e saj!