Mustafa bëri homazhe në nderim të akademik Pajazit Nushit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në mbledhjen komemorative të mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), me rastin e ndarjes nga jeta të akademik Pajazit Nushit, një ndër figurat më të shquara të shkencës, arsimit dhe të kulturës në Kosovë.

Lajme

03/09/2015 13:48

Për jetën, veprën dhe trashëgiminë shumëdimensionale që akademik Pajazit Nushi i ka lënë Kosovës, para të pranishmëve folën kryetari i ASHAK-ut, Hivzi Islami si dhe sekretari i ASHAK-ut, Jusuf Bajraktari.

Më pas, kryeministri Isa Mustafa, bëri homazhe në nderim të figurës së shquar të akademik Pajazit Nushit, si dhe ngushëlloi familjarët dhe kolegët e pranishëm për këtë humbje shumë të madhe për Kosovën.