Mustafa: Bajram Rexhepi kontribues i madh i çlirimit dhe pavarësimit të vendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen komemorative kushtuar ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi ka thënë se ai ishte personalitet më kontribut të madh në çlirimin dhe pavarësinë e vendit.

Lajme

22/08/2017 12:59

Mustafa ka thënë se Bajram Rexhepi ka qenë personi më adekuat për tu bërë kryeministri i parë i vendit.

“Pas kontribut të madh si mjek i UÇK-së, u konsideruar si personi më adekuat për të qenë kryeministëri i parë i vendit”, ka thënë ai gjatë fjalimit të tij.

Mustafa ka thënë se Bajram Rexhepi ka do të mbahet mend si politikanë që mund ti besohet dhe që mbanë fjalën.

“Ishte personalitet i rëndësishëm politikë dhe i nderuar nga të gjithë. Rexhepi do të mbetet në mend si politikanë që mbanë fjalën dhe që mund t’i besohet”, tha Mustafa.

Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Turqi, pas një sëmundje të rëndë që kishte. Ai kishte pësuar sulm në tru.

Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 16:30 në qytetin e Mitrovicës./Lajmi.net/