Mustafa: Arbani do ta përmbys rezultatin në Prishtinë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa duke i komentuar rezultatet paraprake nga Demokracia në Veprim thotë se do ta përmbysin rezultatin aktual në Prishtinë, derisa thekson se i gëzohen këtij rezultati sidomos prezenca e tyre në balotazh për kryeqytetin.

Lajme

22/10/2017 22:33

Mustafa në konferencën për media tha se shpresojnë që edhe ato komuna që janë në balotazh, t’i fitojnë në raundin tjetër.

“Është një rezultat shumë i mirë, sidomos prezenca jonë me balotazh në Prishtinë. Është një garë e barabartë e atyre që nuk kanë punuar, me kandidatin tonë i cili ka hyr për një periudhë të shkurt dhe të fitojë besimin e qytetarëve. Do ta përmbysim edhe këtë rezultat në mënyrë shkatërrimtare gjatë balotazhit” u shpreh ai.