Mustafa: Agjenda e bisedimeve bëhet e ditur në shkurt

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se takimi i parë në Bruksel do të jetë gjatë muajit shkurt, kurse agjenda e bisedimeve me Serbinë do të bëhet e ditur nga data 10 shkurt.

Lajme

24/12/2014 11:33

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në nivel kryeministrash do të fillojnë gjatë muajit shkurt.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Isa Mustafa, në një intervistë për Radio Kosovën, i cili ka deklaruar se agjenda e bisedimeve me Serbinë do të dihet nga data 10 shkurt.

“Takimi i parë në Bruksel do të jetë në shkurt, mirëpo me agjendën e bisedimeve do të njoftohemi nga data 10 shkurt”, ka thënë Mustafa.