Musliu, Vulinit: Pas deklaratave të mia qëndron Putini

Deklarata e fundit e liderit të LPD-së, Jonuz Musliut, se presidenti rus Vladimir Putin inkurajon shkëputjen e Luginës nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës, ka ngjallur reagime të përgjegjësit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Aleksandar Vulin.

Lajme

19/03/2014 17:39

​Deklarata e fundit e liderit të LPD-së, Jonuz Musliut, se presidenti rus Vladimir Putin inkurajon shkëputjen e Luginës nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës, ka ngjallur reagime të përgjegjësit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Aleksandar Vulin.

“Nëse Krimeja e Ukrainës do t’i bashkëngjitet Rusisë duke u thirr në referendum, kjo gjë lehtëson proceset në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovën, sepse ne më herët kishim referendum të tillë”, ka thënë Jonuz Musliu, ish-kreu i UÇPMB-së, aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit.

Ndërkaq, Vulini ka thënë për Tanjug se me deklaratat e tilla Musliu “cenon integritetin e Republikës së Serbisë”.

Musliu, në një deklaratë të re për Presheva Jonë thotë se falënderon presidenti rus Putin që thirret në kartën e OKB-së për të drejtat e popujve autoktonë për vetëvendosje, gjë të cilën e konfirmon edhe referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992 në Luginë të Preshevës, ku qytetaret e këtij rajoni u shprehën për autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkëngjitjeje me Kosovën

“Nuk di unë nëse pakica ruse në Krime është autokotone apo jo, veç mund ta di çka është konfirmuar edhe historikisht. se popullata shqiptare në Luginën e Preshevës është autoktone. Këtë e ka dëshmuar edhe historiani serb Rade Mihaljcic, në librat e historisë për nxënësit e shkollave në Serbi, ku thotë se shqiptaret në Serbi janë autoktonë e serbët ardhacakë”, ka thënë Musliu.

(Rtklive)