Musliu ironizon me kryeministrin: Shto numrin e zëvendësministrave

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar nga kryeministri Ramush Hardinaj që shtojë edhe për mbi 20 numrin e zëvendësministrave.

Lajme

27/04/2018 14:19

Ajo këtë kërkesë e ka bërë në mënyrë ironike, duke përmendur faktin se kabineti qeveritarë nuk po marrin pjesë në seancat e Kuvendit.

“Kryeministër atij numrit të madh të zëvendësministrave që i keni emërua, shtoj edhe  22 që të kenë kohë të merren me Kuvendin”, ka thënë Musliu.

Ndryshe edhe sot, si në seancat e kaluara në debat parlamentar për personat e zhdukur, kabineti qeveritarë nuk ka marrë pjesë./Lajmi.net/