Musliu ironizon me Haradinajn: Emëroj edhe 22 zv/ministra që merren me Kuvendin

Në seancën kur po diskutohej lidhur me fatin e të pagjeturve deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka shfrytëzuar rastin të bëjë një kërkesë jashtë kësaj teme. Ajo ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të shtohet numri i zëvendësministrave.

Lajme

27/04/2018 16:39

 

“Kam një kërkesë për kryeministrin Ramush Haradinaj. Në mesin e atyre 100 zëvendësministrave që i ke emëruar, që bashkë i kemi emëruar, dhe shtoj edhe 22 zëvendësministra që të merren me Kuvendin e Kosovës, që të na dëgjojnë sepse nuk po keni kohë për të na dëgjuar”, ka thënë Musliu.