Musliu-Frashër Krasniqit: A kishte familje Milaim Zeka kur e sulmove në emision?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar Frashër Krasniqit i cili tha se familjet e aktivistëve të VV-së janë torturuar, pasi ata janë cilësuar si terrositë.

Lajme

16/03/2018 11:30

“Duhet të flasim se a kishte familje Milaim Zeka kur u sulmua live, kur vajzat e tij e pan këtë gjë, pastaj  Petrit Selimi ku bashkëshortja e tij u sulmua nga aktivistët e VV-së. A kishte familje Shasivar Haxhiaj kur e nxorët nga vetura”, tha Musliu

“Kam edhe emra tjerë por iu kisha lut juve të mos moralizoni kur nuk e keni këtë gjë ju vet. Ju po të kishit mundësi as ajër nuk do të na lejonit të merrnim”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/