Musliu: Festoni por mos u provokoni

Thirrje për të festuar në mënyrë të qetë, të gjithë simpatizuesve të PDK-së, u ka bërë edhe deputetja e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu.

Lajme

25/02/2016 18:10

Ajo në llogarinë e saj në facebook shkruan se nga publikimet e ndryshme dhe mediat, ka kuptuar se adhuruesit e këtij subjekti politik, pritet të vijnë në Prishtinë për të festuar.

“Ky lajm duhet të na gëzojë, por duke e parë situatën në sheshin e Prishtinës i cili është uzurpuar nga një opozitë e zhgënjyer e cila çdo ditë e më shumë po e shfaq mungesën e një plani pune duke e zëvendësuar një të tillë me oratori nxitëse, mllefi dhe urrejtje, ju bëjë thirrje publike që mos të bini pre e provokimeve, sharjeve e fryrjeve që mund të drejtohen në adresën tuaj”, shkruan Musliu, raporton lajmi.net.

“E  marr me mend që edhe ju jeni të lodhur dhe të zhgënjyer me ngjarjet në parlament sepse në vend që të merremi me çështjet që vërtetë ju preokupojnë si: ekonomia shëndetësia, arsimi, sektori privat et,…. ne me muaj të tërë po pengohemi dhe po sulmohemi nga një numër i vogël deputetësh të cilët kanë braktisur rrugën demokratike të kundërshtimit dhe kanë vendos të qojnë Kosovën drejt rrugës së anarkisë”.

“ Nuk do t´ja dalin, prandaj:Festoni me dinjitet dhe tregoni jo vetëm disave në shesh por gjithë botës që Kosova ka përse të festoj”, shkruan deputetja Ganimete Musliu./lajmi.net