Musliu: E turpshme heshtja e institucioneve ndaj provokimeve të serbëve në Gazimestan

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar institucionet e Kosovës për heshtje ndaj provokimeve të serbëve dje në Gazimestan.

Lajme

29/06/2018 10:00

Ajo në Facebook ka shtruar pyetjen nëse Kosova është shtet. Të turpshme dhe të papranueshme heshtjen e institucioneve shtetërore ndaj provokimeve serbe e ka quajtur Musliu.

Të enjten në festën e Vidovdanit, serbët ka dhënë mesazhe edhe për një luftë të re më Kosovën.

Positimi i plotë i Musliut:

Provokimet e djeshme qe beri Serbia ne mes te Kosovës ne Gazimestan po provohet te kalohen ne heshtje nga Institucionet tona shtetërore!!! Kjo është e turpshme dhe e pa papranueshme! A kemi ne polic e kontroll kufitare, a kemi ne Shtet?

A harruam ne qe vetëm pak dite me pare u maltretuan dhe u bastisen artistet tanë ne kufi me Serbinë dhe nuk lejuan te kalojnë kufirin veprat e artit qe përmbanin simbole kombetare! A harruam ne qe FIFA vetem dy -tri dite me pare denoj djemte tane vetem pse festuan duke bere me duar Shqiponjen?

Pse neve na ndrydhet e perdhoset identiteti yne nga secili kudo e kurdo, ndersa te tjeret lejohen te na vijne te hunda me provokime te tilla???

Ky provokim nuk duhet te tejkalohet ne heshtje! O SHTETI o MILETI duhet ti jap pergjigjeje!/Lajmi.net/