Musliu -Çaushit: Mos u mundo të marrësh poena politik me çështje të inicuara më herët – Lajmi.net
Musliu -Çaushit: Mos u mundo të marrësh poena politik me çështje të inicuara më herët
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 11:18, 16 April 2018
Deputetja Ganimete Musliu ka replikuar në fjalën e deputetit Driton Çaushi lidhur me çështjen e mishit të skaduar për ku ai kërkoi shkarkimin e kryeshefit të AUV-it.

Musliu ka thënë se kjo pikë është në rend të ditës dhe se sipas saj nuk ka nevojë askush të marr meritat e të flas, raporton lajmi.net.

Ajo ka thënë se ky debat ishte inicuar nga PDK e poashtu ishte ka thënë se kolegët e saj e kanë kopjuar idenë për të bërë një debat të tillë.

“Sot kur ne e kemi në rend dite këtë, ai qohet në Kuvend dhe tenton ta keqpërdor foltoren kishe po flas unë i pari. Kjo është pikë në rend të ditës. Është çështje e ndieshme dhe na preukupon të gjithëve. Por nëse mendoni se çdo çështje mund ta nxisni vetëm sa për të bërë politikë e për vota, atëherë e keni gabim. Mbledheni mendjen e mos banalizoni gjithçka dhe mos u mundoni nga gjithçka të merrni poena politik”, ka thënë ajo./Lajmi.net.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO