Musliu akuzon LDK-në se kanë përgatitur dosje kundër UÇK-së

Gjykata Speciale si dhe të akuzuarit e mundshëm që do të trajtohen në këtë gjykatë, i ka përçarë disa deputetë të partive partnere në koalicion qeverisës PDK-LDK.

Lajme

27/03/2015 16:29

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se ka përgatitur dosje kundër UÇK-së, që kanë të bëjnë me hetimet e Dick Marty-t, e që mund të trajtohen edhe në Gjykatë Speciale.

Kjo akuzë e rëndë drejtuar LDK-së, ka bërë që deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj të reagojë menjëherë, pasi që në akuzat e deputetes Musliu, përmendet edhe xhaxhai i tij – Tahir Zemaj.