Muslimani me mjekërr të bardhë, u bë “Babadimri” i 6-vjeçarit për vite me rradhë

Babagjyshi i vitit të ri është 100% i vërtetë... të paktën për 6 vjeçarin nga Londra që u takua me një plak mjekërrbardhë katër vjet më parë.

Fun

27/12/2017 21:19

“Babadimri”, emri i vërtetë i të cilit është Mr.Hussein po ecte poshtë rrugës në dhjetor të vitit 2013, kur ai u takua nga Alfie, i cili tani është gjashtë vjeç. Ai e dëgjoi djaloshin duke e quajtur “Babadimër” dhe u kthye për t’i dhënë ca para, duke bërë që Alfie të besonte vërtetë se ekziston babadimri, transmeton lajmi.net

Hussain është një musliman i cili punon në një firmë kontabiliteti dhe ka një mjekërr të bardhë e të gjatë dhe ka thirrur çdo vit familjen e Alfie duke i dërguar dhurata atij dhe motrës së tij 13 vjeçare Hayley.

“Krishtëlindjet nuk do të ishin të njëjta pa Babagjyshin”, shprehet e ëma e Alfies, Tracy.

“Hussain u kthye dhe trokiti në derën tonë pasi dëgjoi Alfien tim 2 vjeçar duke e thirrur Babai i Krishtëlindjeve, dhe ai tha se nuk mund të largohej pa dhuratë, pasi djaloshi i vogël mendonte kështu”, vazhdon më tej ajo.

Historinë e ka rrëfyer për BuzzFeed një fotografe londineze, ndërsa familja janë shprehur të lumtur dhe falënderues ndaj Husseinit, me të cilin BuzzFeed nuk kishte mundur të kontaktonte, për shkak se firma ku punonte, para pak kohësh ishte mbyllur./Lajmi.net/