Musk shpjegon planin për planetin Mars

Pronari i prodhuesit të raketave dhe anijeve kozmike SpaceX, ka folur për “Projektin e Sistemit për Transport Ndërplanetar”

Fun

28/09/2016 11:42

Biznesmeni amerikan Elon Musk ka bërë të ditur se dëshiron që në planetin Mars brenda dhjetë viteve të dërgojë persona në çmim prej 200 mijë dollarësh dhe të krijojë një zonë banimi të vetëmjaftueshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Pronari i prodhuesit të raketave dhe anijeve kozmike SpaceX dhe i kompanisë automobilistike Tesla Motors, Elon Musk, në fjalimin e tij në Konferencën e 67-të Ndërkombëtare të Udhëtimit Kozmik në qytetin Guadalajara të Meksikës, ka folur për “Projektin e Sistemit për Transport Ndërplanetar”.