Mushkonjat sulmojnë Kinën, 23 mijë të infektuar për një javë

Ethet tropikale që kanë goditur provincën kineze Guangdong, kanë shkaktuar gjashtë të vdekur brenda një jave, ndërkohë që njoftohet se mushkonjat, të cilat e përhapin këtë sëmundje, janë pesëfishuar.

Bota

07/10/2014 14:40

Autoritetet provinciale shëndetësore njoftuat të martën se gjatë javës së fundit janë infektuar më shumë se 23 persona, dhe se çdo ditë raportohet për të paktën një mijë infeksione të reja nga kjo sëmundje.  

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua po ashtu ka njoftuar për epideminë, me vlerësimin se është një nga më të këqijat që ka kapluar Kinën në 20 vjetët e fundit.  

Sëmundje tropikale, e cila përhapet nga mushkonjat, shkakton temperaturë të lartë, djersitje, të vjella dhe dhimbje të forta të kokës.

 “Numri i mushkonjave është rritur pesëfish, ndërkohë që ka filluar spërkatjen e zonave më të prekura”, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Autoritetet shëndetësore kineze sipas hulumtimeve të para vlerësojnë se shpërthimi i kësaj sëmundje është pasojë e ndryshimit të kohës, temperaturave të larta, motit të lagësht, dhe lëvizjet e shumta të udhëtarëve në vendet tropikale, sidomos me rastin e Ditës Kombëtare të Kinës, e cila u shënua javën e kaluar.