Mushkolaj: Në vitin 2014, LDK keqpërdori votën e elektoratit

Analisti politik Imer Mushkolaj është i mendimit se, ajo çfarë LDK ka bërë në 2014 ka qenë keqpërdorim i votës së qytetarëve.

Lajme

26/07/2017 23:55

Në “ Debat Plus” në RTV Dukagjini, Mushkolaj tha se nëse dikush nga deputetët do ta votoj mandatarin e koalicionit PAN, ai edhe duhet të dalë nga subjekti politik ku është dhe t’i bashkohet një subjektit tjetër, të cilën e përkrah.

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin u debatua në temën: “Vullnet apo kontrabandim?!”, ku panelistë ishin deputeti i zgjedhur i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka dhe analistët Imer Mushkolaj dhe Yll Rugova.