Mushkolaj: Në vend që të arrestohen, udhëheqësit e strukturave paralele shpërblehen

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar pas emërimit të Ivan Todosijeviq ministër në Qeverinë e Kosovës dhe paralajmërimit për fletëarrest ndaj Albin Kurtit.

Lajme

21/04/2017 10:16

Ai në një postim në facebook ka thënë se Todosijeviq në vend së të arrestohet, pasi udhëheq një strukturë ilegale shpërblehet me post ministri.

Ndërsa, sipas tij po arrestohen kundërshtuesit e këtyre strukturave ilegale.

“Në vend se të arrestohet, pasi që udhëheq një strukturë ilegale, duke shkelur rendin kushtetues të Kosovës, Ivan Todosijeviq shpërblehet me post ministri. Ndërkaq, arrestohen ata që kundërshtojnë këto struktura ilegale”, ka shkruar Mushkolaj./ Lajmi.net/