Mushkolaj dy fjalë për ‘hipokritët e LDK-së që përpiqen të fitojnë vota duke sharë Thaçin e Veselin

Analisti politik dhe publicisti Imer Mushkolaj ka thumbuar sërish LDK-në përmes një postimi në Facebook. Sipas tij, njerëzit e LDK-së do të mundohen që sërish të votojnë vota duke e sharë Hashim Thaçin e Kadri Veselin, ndërkohë që sipas tij, janë pikërisht këta që bën njërin president e tjetrin, kryetar të Kuvendit.

Lajme

23/05/2016 12:11

“Tash këta hipokritët e LDK-së përpiqen me fitu vota prapë tu i shajtë Hashimin e Kadrinë, përderisa njonin e kan bo kryetar Kuvendi, e tjetrin president”, ka shkruar Mushkolaj.

Isa Mustafa e LDK për vite me radhë kanë akuzuar SHIK-un dhe PDK-në për kapje të shtetit. Madje, Mustafa thoshte se kurrë nuk do të hynte në bashkëqeverisje me ta. Mirëpo, pas 6 muajsh në koalicion paszgjedhor me tri partitë tjera, i bashkohet PDK-në në bashkëqeverisje.