Musaka nga buka bajate: Nga jashtë kërcëlluese, brenda e njelmët dhe e butë!

Pas kësaj recete, jemi të sigurt që gjithnjë e më rrallë do të gatuani atë musakanë standarde me patate. Përbërësit:

Lifestyle

20/11/2017 08:30

▪ 500 g mish i bluar,
▪ gjysmë buke bajate,
▪ 4 vezë,
▪ 100 ml qumësht,
▪ 1 qepë,
▪ 200 g kaçkavall,
▪ 1 lugë erëza të përziera,
▪ vaj,
▪ kripë, piper i zi i bluar.

Përgatitja:

Në tiganin me vaj të nxehur fërgojmë qepën e grirë imët. Shtojmë mishin e bluar, i qesim kripë dhe piper.

Në enën e qeramikës së lyer me vaj radhisin disa copëza buke. Copëzat e mbetura i presim dhe i radhisin në enë, ashtu që tërë fundi të mbulohet me bukë.

Qesim përbërjen e mishit të bluar dhe radhisin bukën e mbetur.

Thyejmë vezët, shtojnë një lugë erëza të përziera dhe i tundim. Shtojmë qumështin dhe ua qesim sipër copëzave të bukës. Musakanë e ngrohtë e presim në copëza dhe e shërbejmë.