Murtaza Ahmadi kërcënohet nga mafia, ikën nga Afganistani

Murtaza Ahmadi i njohur për fotografitë me fanellën e Leo Messit prej qeseve plastike, është larguar për në Pakistan, pas kërcënimeve nga mafia.

Sport

03/05/2016 20:48

Lajmin e ka bërë të ditur, Wahid Ahmadi, kushëriri i fëmiut që rrëmbeu zemrat e të gjithë njerëzve rreth botës, pas fotos me fanellën e improvizuar të Messit.

“U larguam sepse një mafia na telefononte dhe na kërcënonte. Kishim frikë se mos e sekuestronin fëmiun. Frikësoheshim se mos e rrëmbenin Murtazan dhe pastaj të kërkonin shuma të mëdha parash”, deklaroi Wahid, përcjellë Lajmi.net nga Sport.es.

Kujtojmë që Ahmadi tashmë e ka marrë një fanellë origjinale të Messit, madje me nënshkrimin e argjentinasit.