Muriqi sërish hero, ia siguron fitoren skuadrës së tij

Vedat Muriqi e ka nisur mirë aventurën te skuadra e Rizespor.

Sport

28/01/2018 16:43

Sulmuesi nga Kosova është shndërruar në hero te skuadra që garon në Ligën e Parë të Turqisë.

Futbollisti kosovar ia ka siguruar tri pikë të reja klubit nga liga e dytë turke, i cili e mposhti Adana Demirsporin me rezultat 1:0.

Ishte pikërisht përfaqësuesi kosovar ai që e shënoi golin e fitores në minutën e 85-të të ndeshjes./Lajmi.net/