Muriqi e Demhasaj si shmangen traditës, këndojnë para bashkëlojtarëve

Përfaqësuesja e Kosovës është përgatitur maksimalisht ditëve të fundit për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Sport

15/11/2018 09:53

‘Dardanët’ që luajnë në Ligën D në grupin 3, janë pranë një suksesi historik në Ligën e Kombeve, ku kërkojnë të ruajnë vendin e parë në grup.

Ndeshja ndaj Maltës më 17 nëntor dhe ajo ndaj Azerbajxhanit më 20 nëntor, janë dy ndeshjet e radhës për Kosovën.

Për këto dy ndeshje, Bernard Challandes në skuadër ka sjellë tri prurje të reja. Mirlind Kryeziu, Shkëlqim Demhasaj dhe Arijanet Muriqi, janë përforcimet e fundit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Duke respektuar ‘traditat’ e bashkimit në skuadër të re, prurjet e reja të Kosovës kanë kënduar para bashkëlojtarëve, për të krijuar një atmosferë të paharruar në kampin e Përfaqësueses./Lajmi.net/