Muriqi bën heroin, e dërgon Cityn në gjysmëfinale të Kupës së Ligës

Manchester City ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Ligës, duke e mundur Leicester Cityn pas ekzekutimit të penalltive në ‘King Power Stadium’.

Sport

18/12/2018 22:51

Kampionët e Premierligës kanë kaluar tutje në Kupën e Ligës, duke e mundur Leicester Cityn 3:1 pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 1:1.

Merita të mëdha në këtë sukses të Manchester Cityt pati portieri i Kosovë, Arijanet Muriqi, që priti dy penallti në serinë e penalltive.

Koha e rregullt e ndeshjes nuk dhuroi fitues, duke përfunduar 1:1.

Kevin De Bruyne në pjesën e parë kaloi Cityn në epërsi 0-1, ndërsa vendasit barazuan pak minuta para fundit të ndeshjes, kur shënoi Albrighton./Lajmi.net/