Muri i Verdhë e sfidon Juventusin (Video)

Zhurma, ngjyra dhe madhësia e shndërron të ashtuquajturën Sudtribune, në një ankth të kundërshtarëve. Kush e ka parë thotë se nuk ka asgjë të ngjashme si Muri i Verdhë i Borussia Dortmundit.

Sport

18/03/2015 13:08

Juventus ka epërsinë 2:1 pas ndeshjes së parë ndaj Borussia Dortmundit, para ndeshjes së sotme të kthimit, e vlesfshme për kualifikim në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, vendasit besojnë në triumf edhe falë ndihmës së madhe të tifozëve në Signal Iduna Park, e sidomos Sudtribune ku gjendet i ashtuquajturi: Muri i Verdhë.

Por, Bianconerët kanë insistuar se nuk kanë frikë

. “Tifozët e tyre do të shërbejnë si motivim edhe për ne, kemi përvojë të mjaftueshme për të na frikësuar”, deklaroi kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon.

YouTube player