Murgu tregon sekretin e lumturisë: Ju duhen vetëm 15 minuta në ditë

Matthieu Ricard, 69 vjeçar është një murg francez dhe një shkrimtar, i cili njihet si ‘njeriu më i lumtur në botë’.

Fun

28/01/2016 18:04

Kjo ndoshta për shkak se ai ka qenë pjesë e një studimi 12 vjeçar të trurit për meditim dhe mëshirë, kryer nga një neuro-shkencëtari nga Universiteti i Wisconsin, Richard Davidson.

Davdison i kishte lidhur Ricardit në kokë 256 sensorë dhe kishte zbuluar se kur Ricard meditonte, mendja e tij ishte tejet e ndriçuar.

Ricard thotë se shpeshherë mediton me ditë të tëra dhe aspak nuk mërzitet dhe e pranon se në përgjithësi është një njeri i lumtur.

Këshilla e tij është kjo: Ndaloni së menduari vetëm për veten, bëhuni altruistë.

“Nëse dëshironi të jeni të lumtur, ju duhet të synoni të bëheni dashamirës, e cila jo vetëm që do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, por edhe do t’i bëjë të tjerët të të pëlqejnë ty”, thotë Ricard.

“Shpenzoni 15 minuta në ditë duke menduar pozitivisht Filloni duke pasur mendime pozitive të paktën 10-15 minuta në ditë”, thotë Ricard.

Mos e lejoni mendjen tuaj të përqendrohet në gjëra të këqija por mbajeni të fokusuar në emocionet pozitive. Nëse e trajnoni mendjen kësisoj, ju do t’i vëreni rezultatet e mahnitshme vetëm pas 2 javësh.