Murgeshat në trans, i “gjuhen” Papa Françeskut

Gjatë vizitës njëditore om në qytetin italian Napoli, Papa Françesku vizitoi katedralen dhe lagjet e varfra, ndërkohë që mijëra njerëz kishin dalë rrugëve për ta parë kreun suprem të Kishës Katolike.

Bota

23/03/2015 17:45

Mirëpo, në vend që të flitet për vizitën e Papës, të gjithë flasin për murgeshat të cilat kishin marrë leje të posaçme për të qenë të pranishme në pritjen e tij në katedrale. Të ngazëllyera me faktin se do të njihen me Papën, murgeshat iu gjuajtën në duar, duke ia puthur duart dhe duke u fotografuar me të, transmeton lajmi.net.

Flitet se kardinali Crescenzio Sepe nëpërmjet mikrofonit ka kërkuar nga murgeshat që të qetësohen, duke thënë se po vazhduan kështu do ta “hanë” Papën.

“Motra…motra…më vonë…po a e shihni ju këtë. Edhe këto janë ato nga manastiri, mendoni si do të reagonin ato që nuk janë të mbyllura. Do ta hanin! Motra! Motra!”, thoshte me humor kardinali para të gjithë të pranishmëve.