Murati: Thirrja për mosndryshim të kufijve, injorim i shqiptarëve të Kosovës Lindore

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka deklaruar se thirrja për mosndryshimin e kufijve do të thotë injorim i pozitës së shqiptarëve të Kosovës Lindore.

Lajme

31/10/2018 14:15

“Në anën tjetër thirrja në mos-ndryshim të kufijve do të thotë gjithashtu injorim përfundimtar i pozitës së shqiptarëve të Kosovën Lindore”, ka shkruar Murati.

Sipas tij politika duhet të përqendrohet në betejën e brendshme të saj.

“Politika jonë, do të duhej jo të përqendrohej në betejën e brendshme politike se kush është më shumë për ruajtjen e pakos së Ahtisaarit dhe parimeve të saj të mosndryshimit të kufijve përmes rezolutave të Kuvendit të Kosovës (e çuditshme kjo sidomos kur vjen prej atyre që kinse janë për bashkim kombëtar), por të shfrytëzojë situatën që përmes një konsensusi politik, të shfrytëzojë rrethanat ndërkombëtare, që guximshëm të hap çështjen e Kosovës Lindore, dhe të kërkojë zbatimin e reciprocitetit me tri komunat e veriut të Kosovës”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë i Muratit në Facebook: