lajmi.net

Murati: Temë duhet të jetë platforma jo kush i udhëheqë bisedimet

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka thënë se në vend se të diskutohet për platformën e bisedimeve me Serbinë, nga e cila varet e ardhmja e vendit dhe e jona, me javë e muaj diskutohet se kush do t`i udhëheq bisedimet.

Lajme

02/06/2018 20:25

“Ka kohë që opinionit publik, qoftë nga politikanët, qoftë nga mediat, i servohen dhe imponohen jo pa qëllim tema triviale. Paramendojeni, në vend se të diskutohet për platformën e bisedimeve me Serbinë, nga e cila varet e ardhmja e vendit dhe e jona, me javë e muaj diskutohet se kush do t’i udhëheq bisedimet. Manipulantët në këtë shoqëri kanë vendosur formën në krye të vlerave shoqërore dhe e kanë zhvendosur përmbajtjen në margjina të shoqërisë”, ka shkruar ai.

LM