Murati: Po punohet që remitencat të kthehen në zhvillim ekonomik

Ministri i Diasporës, Valon Murati, në konferencën “Ambienti i Biznesit 2017”, tha se kjo ministri është urë lidhëse ndërmjet diasporës dhe dhe institucioneve të Kosovës.

Lajme

11/02/2017 11:44

Murati theksoi se është duke u punuar që remitencat të kthehen në zhvillim ekonomik, edhe pse bashkatdhetarët sjellin para për familjet e tyre, përmes skemave dhe programeve në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe UNDP-në do mundohen që të arrihet zhvillim ekonomik.

Ai bëri të ditur se janë në fazën fillestarë të dizajnimit të këtyre skemave.

“Diaspora nuk është vetëm para por kapital njerëzor dhe profesional i jashtëzakonshëm që përmes politikave tona do ta shfrytëzojmë për zhvillim ekonomik”—shtoi Murati.

Murati u bëri thirrje bizneseve nga diaspora që problemet me të cilat përballen gjatë veprimtarisë biznesore t’i dërgojnë në divizionin në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës në mënyrë që të trajtohen me prioritet.

Murati theksoi se problemet me të cilat përballen më shumë bashkatdhetarët në ushtrimin e bizneseve janë pak a shumë të ngjashme me këto të Kosovës si: Furnizimi me energji elektrike, çështja e arsimimit profesional dhe çështja e sistemit të drejtësisë.