Murati: Me Rezolutën e miratuar, u injorua përsëri Kosova Lindore

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar pas miratimit në Kuvend të Rezolutës së PSD-së për dialogun.

Lajme

15/12/2018 20:22

Përmes një postimi në Facebook, Murati është shprehur se është e pabesueshme se si Kuvendi përmes kësaj ka injoruar tërësisht Kosovën Lindore.

Ky është postimi i plotë i Muratit në Facebook:

E pabesueshme, por prapë me kokëfortësi, Kuvendi i Kosovës, edhe përmes rezolutës së re për bisedimet me Serbinë injoron Kosovën Lindore. Pra prapë do të flitet vetëm për Kosovën dhe serbët në Kosovë, ndërsa për shqiptarët e mbetur nën Serbi vazhdohet të heshtet. Kështu i dhurohet Serbisë një pozicion i favorshëm strategjik në bisedime. Nëse asgjë tjetër, mund të futej në rezolutë si pozicion reciprociteti në marrëdhënie me Serbinë përfshirë reciprocitetin për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën me Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun. Nëse aq shumë u ka mbetur tek këta kufij, kanë mundur së paku të kërkojnë reciprocitet në të drejta. Kështu realisht, në bisedimet e “reja” do të ketë qasje të vjetër. Kështu, edhe rezultatet do të jenë të vjetra. E kjo do të thotë vazhdim i status-quos. /Lajmi.net/