Murati: Letra e Trump për Thaçin i hap rrugë përfshirjes së SHBA-ve në dialog

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, e ka cilësuar si pozitive letrën që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar atij të Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajme

18/12/2018 17:00

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se kjo letër shtron edhe një herë rrugën për përfshirjen e thellë të SHBA-ve në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i Muratit në Facebook:

Letra e presidentit Trump për presidentin Thaçi, shtron rrugën për përfshirjen e thellë të SHBA-ve në procesin e dialogut. Edhe njëherë koha që t’i lëmë ngurtësitë e panevojshme, të bëhemi unik e vizionar dhe të shtrojmë për zgjidhje drejt e mirë njëherë e përgjithmonë me reciprocitet çështjen e Kosovës Lindore me atë të tri komunave në veri të Kosovës. Të shfrytëzojmë rastin historik, për të hequr kufizimet e Pakos së Ahtisaarit në Kushtetutën e Kosovës (privilegjet bllokuese të pakicës serbe) dhe për ta bërë Kosovën një shtet funksional e sovran në tërë territorin e saj me standardet më të larta për të drejtat e pakicave, por jo më me privilegje bllokuese./Lajmi.net/