Murat Meha nuk e pret shkarkimin nga Haradinaj, jep dorëheqje?

Vetëm pak ditë para marrjes zyrtare të postit të shefit të qeverisë, Ramush Haradinaj ka planifikuar ta shkarkojë nga detyra shefin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Mehën.

Lajme

07/09/2017 10:45

Meha që është edhe Udhëheqës i Komisionit Shtetëror për matjen e territorit Kosovë –Mali i Zi, ka pasur kritika të ashpra nga Ramush Haradinaj në kohën sa po bëhej matja e terroristit të Kosovës me Malin e Zi, që do të duhej të përfundonte demarkacioni shtetëror.

Lajmi.net merr vesh se Murat Meha nuk do ta pret fare Ramush Haradinajn që ta shkarkojë, por do të jap dorëheqje. Një burim i ka thënë lajmi.net se “për shkak të frikës se mund të shkarkohet nga ardhja e Haradinajt në krye të qeverisë, Meha ka zgjedhur që të jap dorëheqje”.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me Mehën, por ka qenë i pa qasshëm për ta marr edhe versionin e tij. Haradinaj ishte kundër demarkacionit me Malin e Zi, për shkak se po konsideronte se Kosova po humb 8 mijë hektar tokë.

Ndërsa Meha, si kryetar i komisionit kishte këmbëngulur se nuk po humbet asnjë pëllëmbë tokë e Kosovës. Në një moment gjatë një mbledhje të komisionit, Haradinaj ia kishte përplasur për fytyre një hartë Murat Mehës dhe e kishte quajtur “Peder”.