Mur mes shkollës dhe varreve, bashkia premton izolim brenda vitit – Lajmi.net
Mur mes shkollës dhe varreve, bashkia premton izolim brenda vitit
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 16:13, 10 March 2018
Varrezat dhe shkollen “Tahir Sinani” në Kodër të Kuqe në Babrru i ndan nje murr rrethues, por qe nuk e pengon aspak fushepamjen nga klasat.

Pjesë e njësisë administrative Paskuqan, varrezat janë ndërtuar në vitin 1997, 21 vite më parë, ndërsa shkolla, 2 vite më vonë. Për drejtuesit e shkollës, këtë problem shumë vjeçar e kanë njohur edhe organet përgjegjëse, por ai që refuzon zgjidhje sipas tyre është pushteti lokal, bashkia Kamëz.

“Ngritja e murit rrethues me rreth 2 meter, mbjellja e pemeve të larta ose zhvendosja e shkollës. Nga pushteti qëndror është premtuar dhënia e fondit për ndërtimin e një shkolle të re, por nga pushteti lokal përgjigja ka qenë : nuk kemi vend konkret ku ta ndërtojmë shkollën”, thotë Maliq Qoku, nëndrejtor i shkollës “Tahir Sinani”.

Një ditë pas transmetimit të lajmit në Top Channel, reagon Bashkia Kamëz, e cila hedh poshtë argumentin e drejtuesve të shkollës.

“Muri real që është pjesa rrethuese e parcelave do të ngrihet në ato nivele që s’do të jetë kërcënim vizual për nxënësit. Ndërsa për pjesën e ambientit që ka komunikim pamor me parcelat do të jetë totalisht e izoluar dhe nuk do të ketë fushëpamje për këtë ambient. Shpresojmë që të jetë brenda 2018 por brenda vitit do të bëhet realizimi i projektit”, thotë Artan Dervishi, Bashkia Kamëz.

Sipas Dervishit, dritaret që kanë pamje të drejtpërdrejtë nga varrezat do të vishen me xhama akulli, për të fshehur dukjen e parcelave. Megjithatë, kjo nuk është zgjidhje, pasi siç treguan edhe vetë mësuesit për Top Channel, një ditë më parë, askush nuk mund të ndalojë njerëzit të qajnë të familjaret e tyre, vajtime që nxënësit do t’i dëgjojnë sërish, edhe pas këtij investimi.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO