MUP-i serb: Pranimi i Kosovës në Interpol është shkelje e të drejtës ndërkombëtare

Dijana Hrkaloviç ka theksuar se pranimi i mundshëm i Kosovës si anëtare e re në Interpol paraqet shkelje të drejtës ndërkombëtare.

Lajme

17/10/2018 12:42

Sekretarja e MUP-it serb, Dijana Hrkaloviç ka theksuar se pranimi i mundshëm i Kosovës si anëtare e re në Interpol paraqet shkelje të drejtës ndërkombëtare.

Sipas saj, para të gjithash kjo do të paraqiste shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të publikuar nga MUP-i serb, ajo gjatë një bisede me ambasadorët e Marokut dhe Palestinës në Beograd, Mohamedom Belhaj dhe Mohamed Nabhanom, i ka njoftuar për qëndrimin dhe argumentet e Serbisë kundër kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol, transmeton lajmi.net.

Ajo po ashtu ka shtuar se anëtarësimi i mundshëm i Kosovës do të ishte shkelje e rregullave dhe procedurës së Interpolit, që definon se anëtarët e organizatës duhet të jenë vetëm shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, dhe vëzhgues në organizatën botërore. /Lajmi.net/