Muntari vazhdon me Milanin

Sulley Muntari do të vazhdojë të qëndrojë në Milan. Mesfushori ganez e ka vazhduar kontratën me Rossoneri deri në vitin 2016.

Sport

18/06/2014 14:46

E ardhmja e Sulley Muntarit është e lidhur me Milanin. Futbollisti ganez e ka nënshkruar një kontratë të re me Rossoneri, e cila do ta lidh atë me gjigantin italian deri në qershor të vitit 2016.

Muntari, i transferuar tek shtatë herë kampioni evropian nga Interi, ka bindur me kualitetin e tij dhe ka qenë lojtar i rëndësishëm i Milanit në sezonet e fundit.