Muntari e hedh në tokë fanellën e Milanit (Video)

Mesfushori i Milanit, Sulley Muntari ka bërë një gjest shumë skandaloz gjatë takimit të sotëm kundër Torinos duke e hedhur në tokë fanellën e skuadrës Rosonere.

Sport

10/01/2015 23:35

Muntari nuk e ka mirëpritur fare mirë vendimin e Inzaghit për ta zëvendësuar atë, pasi ai shihej shumë i nervozur në stol.

Në momentin kur atij i jepet fanella e Milanit me mëngët e gjata për tu ngrohur, ai me një nervozizëm të madh e merr atë dhe e hedh në tokë.

Një veprim i tillë ka krijuar një kaos shumë të madh, sidomos nëpër media, ku tifozët e skuadrës rosonere janë shprehur shumë të nevrikosur me rast dhe kërkojnë largimin e Muntarit nga Milani.

Video