Munishi iu përkulet tifozëve

Ismet Munishi është përkulur para tifozëve vushtrrias “Forca”, gjatë festës për titullin e kampionit, të parin për Llamkos Kosovën. Trajneri thotë se tifozët ndihmuan më së shumti në suksesin e ekipit.

Sport

01/06/2014 19:19

Ismet Munishi i ka përshëndetur në një mënyrë të veçantë tifozët vushtrrias “Forca”.

Trajneri i njohur kosovar shkoi tek tribuna ku gjendeshin tifozët e flaktë vushtrrias dhe u përkul para tyre, duke treguar respekt të konsiderueshëm për ta.

“U përkula, tifozët kanë qenë ndoshta më meritorët që jemi stolisur me titull, gjithmonë na kanë përcjell edhe jashtë Vushtrrisë, ishin forcë e madhe për ne. Kanë qenë bukuria e këtij kampionati. Ishte një moment mjaft emocionues”, deklaroi Munishi.

Ai shtoi se do të donte të jetë pjesë e Llamkosit edhe sezonin e ardhshëm, për të kontribuuar në sukseset tjera, edhe pse ende nuk e di sigurt se çka do të ndodh në të ardhmen.