Mungon vetëm zyrtarizimi: Lojtari po largohet nga Real Madridi

Real Madrid duket se do të bëjë disa largime në këtë afat kalimtar.

Sport

15/01/2019 14:12

Real Madrid dëshiron t’i largojë disa lojtarë, pasi nuk kanë vend në formacionin startues.

Skuadra spanjolle e ka lejuar huazimin e Kiko Casilla te Leeds United, përcjell lajmi.net.

Real Madrid dëshiron që portieri të marrë më shumë përvojë, gjersa nuk kishte minutazhë të mjaftueshme në skuadër.

Leeds do ta bëjë prezantimin e Casilla nesër në mesditë, ndërsa ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit. /Lajmi.net/