Mungon trotuari në qendër të Prishtinës, qytetarët rrezikohen nga veturat (Foto)

Lëvizja në një pjesë në rrugën “Luan Haradinaj” në qendër të Prishtinës është bërë shumë e rrezikshme.

Lajme

14/02/2018 13:44

Në një  objekt të vjetër përballë Ministrisë së Punëve të Brendshme vendpunishtja për restaurimin e tij është siguruar që një kohë të gjatë, por punimet ende nuk kanë nisur, shkruan lajmi.net.

Më së keqi po e pësojnë qytetarët që lëvizin në atë pjesë, ngase trotuari është kufizuar tërësisht, dhe lëvizja për në pjesën tjetër është kufizuar.

Komuna e Prishtinës nuk ka mundur të ofrojë zgjidhje për sigurinë e kalimtarëve. /Lajmi.net/