Mungon Messi

Leo Messi do të mungojë në ndeshjen e parë të Copa America për Argjentinën.

Sport

05/04/2016 21:47

Argjentinës do t’i duhet të luajë pa Lionel Messin në ndeshjen e parë të Copa Americas.

Kjo pasi është shtyrë data e mbajtjes së gjykimit ndaj tij për evazion fiskal.

Seanca ishte paraparë që të mbahej më 31 maj, mirëpo tashmë është zhvendosur më 7 qershor, përcjellë Lajmi.net nga Marca.

Argjentina e zhvillon ndeshjen e parë ndaj Kilit pikërisht mëngjesin mes 6 dhe 7 qershorit me kohën tonë lokale.